Çifti i famshëm në pritje të fëmijës së dytë
Raul Bova do të bëhet baba për herë të katërt. E dashura Rocio Munoz Morales është në pritje të fëmijës së dytë së bashku. E përjavshmja Chi e ka fotografuar ekskluzivisht, duke treguar barkun e artistes që është në muajin e pestë të shtatzënisë.
Rocio është fotografuar në një park në Madrid teksa luan me të voglën Luna, vajzën e lindur nga dashuria me Bova, dhe tregon format rrumbullake.
Morales dhe Bova janë lidhur në vitin 2013, pas fundit të martesës së aktorit me Chiara Giordano, me të cilën ka dy djem, Alessandro dhe Francesco.
Në 2015 lindi Luna dhe tani çifti është gati për fëmijën tjetër. Në muajin maj Bova i kishte kushtuar një koment emocionues Rocio në Instagram në prag të debutimit të saj si moderatorë: “Më emocionon fakti që je kthyer në tokën tënde me një mundësi të mrekullueshme, e rrethuar nga njerëz të mirë, të mbushur me entuziazëm dhe energji pozitive. Ne do të jemi gjithmonë bashkë, është bukur të ndaj me ty çdo moment të jetës…”, ndërsa ajo i ishte përgjigjur: ”Me ty bota ime është më e mirë”.