Çifti i famshëm shqiptar sjellin setin më të bukur të festave
Çifti i famshëm shqiptar DJ Olti dhe balerina Lori Bala, që sapo janë bekuar me një vajzë, duken mjaft të lumtur me jetën e re. Ata mundohet t’ia bëjnë sa më të bukur jetën vogëlushes së tyre Elois, duke i festuar çdo muaj lindjeje, duke i bërë dhurata të shtrenjta dhe së fundmi duke realizuar një set profesional fotosh. Që në shtatzani ka filluar puna për koleksionimin e çdo kujtimi të vogëlushes, dhe Lori me Oltin nuk kanë qenë të kursyer as për t’i ndarë me ne. Këtë prag festash familja e re, e veshur e gjitha në të kuqe, kanë pozuar mjaft të lumtur, duke ruajtur përgjithmonë në celuloid, gëzimin e vitit të parë si prindër. Më poshtë keni disa nga momentet më pikante të këtij seti, që do t’ju zbukurojnë ditën. /Kids’Time/
famsh