Çifti i martuar nuk e dinte se duhej të kryeni marrëdhënie që të kishin fëmijë

Një infermiere ka zbuluar për tabloidin britanik se një cift i martuar nuk e kishte idenë se duhej të kryenin marrëdhënie seksuale për të pasur fëmijë.

Rachael Hearson, 59-vjeçe ka punuar për shumë vite si mami dhe infermiere, së fundmi ajo ka folur për takimet më të çuditshme që ka hasur në punën e saj.

Racheal tregoi se si kishte hasur me një çift i cili nuk dinte se çfarë ishte seksi, pasi e kuptoi se ata nuk kishin asnjë dijeni mbi biologjinë e tyre.

“Ata ishin të martuar për disa vjet, por fëmijë nuk kishin bërë. Mjeku i përgjithshëm doli në përfundimin se ata nuk dinin si të bënin bebe dhe ishte detyra ime të sigurohesha që ata të mësonin.

Ata besoni se foshnjat vijnë vetë si rezultat i martesës dhe nuk kishin asnjë të dhënë. T’i mësosh dikujt për seksin është një përgjegjësi e madhe. Por pas disa vizitave, dyshja nuk mund t’i mbante duart larg njëri-tjetrit”– tregoi Rachael.

Share With:
Translate »
374 Views