Çifti “ngel peng” në SHBA, u lind fëmija 3 muaj para kohe
Pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë rezultuar edhe shumë të këndshme për një çift britanik.
Gruaja shtatzënë ka lindur tri muaj para kohe, duke sjellë në jetë një vajzë vetëm kur ishte 6 muajshe.
Louis Borrill dhe e fejuara, Yeridiana Chazarez gjendeshin te familjarët e kësaj të fundit në Baltimore kur gruaja ndjeu dhimbje të forta. Gjatë gjithë natës qëndroi në spital dhe të nesërmen, solli në jetë bebushen Lily Borrill.
Çiftit i duhet të qëndrojë edhe tre-katër muaj të tjerë në Amerikë, pasi foshnja peshon vetëm 700 gram kilogram dhe i nevojitet një kujdes i specializuar mjekësor.
Nisur nga fakti se dyshja nuk kishte sigurim mjekësor, duke llogaritur po kështu edhe faturat e shtrenjta të spitaleve dhe hoteleve; shpenzimet në total shkojnë më shumë se 332 mijë euro.