Çifti shqiptar në gazetën britanike, si ndërtuan shtëpinë më të bukur në fshat me paratë e djalit në Angli

Shtëpia mbresëlënëse e këtij çifti në Shqipëri u ndërtua duke përdorur paratë e dërguara nga djali i tyre, i cili shkoi ilegalisht në Britani.

Por Sait Shabaj dhe gruaja Xheride thonë se shtëpia e tyre është bosh, pasi djali i tyre tani po jeton në Angli për një jetë më të mirë.

Me pemishten e tij plot me pemë portokalli dhe pamje mahnitëse mbi një luginë lumi, shtëpia e tyre është padyshim më e bukura në fshat.

Sait, 70, dhe 53-vjeçarja Xheride shpresonin se djemtë e tyre, që punojnë jashtë vendit,do të ktheheshin në shtëpi sapo të ndërtohej shtëpia.

Por të tre e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të kthehen kurrë.

Më i riu i tyre, Nimeti, 30 vjeç, mbërriti në Britani në pjesën e pasme të një kamioni dhe tani jeton në Londër.

Ndërkohë, prindërit e tij jetojnë në një nga qytetet thuajse të braktisur të Shqipërisë veriore.

Zona të mëdha të vendit po braktisen nga të rinjtë që shkojnë jashtë vendit për paga më të larta se sa mund të shpresojnë të marrin në shtëpi – ku Britaninë e Madhe deri tani, është destinacionin më popullor, shkruan The Sun.

Shifrat e fundit tregojnë se shqiptarët janë grupi më i madh i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanalin me gomone.

Rreth 12,000 shqiptarë kanë bërë udhëtimin deri tani këtë vit, krahasuar me 50 në 2020, secili duke paguar deri në 20,000 £ për trafikantët e emigrantëve.

Share With:
Translate »
101 Views