Çifti shqiptar nis të kërcejë në sallën e lindjes ndërsa presin vogëlushen të vijë në jetë

Po bën xhiron e rrjetit së fundmi një video e publikuar nga një nutricioniste shqiptare me emrin Diola e cila ka frymëzuar të gjitha nënat e reja. Diola shihet duke kërcyer me bashkëshortin i cili punon gjinekolog. E reja shkruan se kërcimi është bërë 10 minuta para lindjes dhe se këto lëvizje ndihmojnë në qetësimin psikologjik dhe lindje më të shpejtë. Diola u bë nënë e një vajze për herë të tretë. “Ai momenti kur gjinekologu qëllon të jetë
burri jot dhe kërcimtar i zoti”, shkruan Diola video e të cilës ka arritur të marrë 100 mijë shikime dhe qindra komente.

Ai momenti kur gjinekologu qëllon të jetë burri jot dhe kërcimtar i zoti 🙈. Lëvizjet e tilla ndihmojnë në qetësimin psikologjik dhe lindje më të shpejtë.Theksoj, janë ushtrime të bëra 10min para lindjes së vajzës tonë të tretë. Faleminderit doktor obstetër/gjinekolog Dardan Baftiu🙏🙏

Posted by Mesimet e Dioles on Tuesday, June 12, 2018

Share With:
Translate »
1271 Views