Cila është frika më e madhe e Arbana Osmanit në lidhje me fëmijët e saj?
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku është përballur me pyetje të shumta. Një ndër to ishte nëse ka qenë e vështirë të ishe adoleshente në kohën e saj. Arbana u përgjigj se jo vetëm nuk ka qenë e vështirë, por ka frikë për fëmijët e saj të cilët po rriten në periudhën e rrjeteve sociale dhe bullizmit online.
Aktualisht, moderatorja është larg ekranit. Për katër muaj ajo prezantoi “Big Brother VIP” që u rikthye në ekran pas katër vitesh mungesë. Në fund të formatit, Arbana zbuloi se ishte shtatzënë për herë të tretë. Sa i përket planeve për rikthimin në ekran, Arbana ka deklaruar se nuk do sjellë asnjë projekt gjatë kësaj periudhe deri në dhjetor të 2022 kur do rikthehet “Big Brother VIP” me edicionin e dytë.
Edhe pse ajo nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës që pritet të vijë shumë shpejt nuk kanë munguar fotot e shumta.
Disa foto nga natyra me të birin ka postuar Arbana, e cila ka shkruar: “Jeta e thjeshtë”.
Mirëpo, Iliri ka shkruar: “Aria” dhe ka vendosur emojin e dy këmbëve duke na bërë të mendojmë se po pret një vajzë.