Cila nga nuset e djemve do të marrë titullin e Dianës?

Kur princi Charles të bëhet mbret, Kate Middleton nuk do të jetë më dukesha e Kembrixhit. Asaj, fare natyrshëm, do t`I kalojë një titull tjetër. Duke qenë se Williami do të ngrihet në rang e do të bëhet princi i Uellsit, edhe statusi i Kate-it do të pësojë të njëjtin transformim.

37 vjecarja do të bëhet princesha e Uellsit: me pak fjalë, do të marrë titullin e vjehrrës së saj të ndjerë, Dianës.

Vdekja e Dianës shkaktoi një tronditje të jashtëzakonshme në mbarë botën . I gjithë kombi britanik e ndjeu thellë humbjen e asaj që njihej si princesha e popullit, e mbase për këtë arsye, e shoqja e Charles-it, Camilla, kur iu propozua ta merrte ajo këtë titull, refuzoi dhe zgjodhi të quhej “ Dukesha e Cornwall-it“.

Kate nga ana tjetër, nuk do ta ketë aspak këte problem, sepse është tepër e dashur nga publiku!

Share With:
Translate »
1045 Views