Çiljeta bëhet nostalgjike, këngëtarja publikon videon nga fëmijëria: Kur festoja 6 vjetorin tim
Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video të rrallë nga fëmijëria e saj.
Çiljeta ka publikuar një moment nga festa që prindërit organizuan kur ka bërë 6 vjeç. Ajo shihet duke kërcyer në krahët e të atit ndërsa shton se e kujton me mall.
“Kur unë festoja 6 vjetorin tim dhe tërë pallati, lagjia dhe klasa ishte në shtëpinë time dhe unë që dridhem dhe spërdridhem në krahët e super babit tim, krenare dhe me fat për prindërit e mi që s’kanë lënë ditëlindje pa më festuar çdo vit. Të dua mami. Më mungon babi”, ka shkruar ajo.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, pak kohë më parë, Çiljeta foli për familjen. Ajo tregoi se është shumë e përkushtuar ndaj familjes.
Madje, ajo theksoi se i do të dy djemtë njësoj, si djalin e vetë ashtu edhe djalin e Albanit.
Ja ç’thoshte Çiljeta më herët:
“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëher ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje por e dua shumë. Djali Abanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, pro kur të ketë risk zoti. Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, u shpreh Çiljeta.