Çiljeta, fansin më të madh e mban në krahë
Çiljeta që në daljet e para publike të saj fitoi mbështetjen e publikut. Falë talenteve dhe pamjes së saj ajo arriti të vendoste gurin e saj në artin shqiptar. Por duket se fansi më i madh ka vetëm pak vite që ka ardhur në jetë. Ajo e ndan shtratin çdo natë me të. Nuk ka se kush të jetë admiruesi më i dashur për të përveç të birit Fernando. Në një foto të shpërndarë nga Olti Curri në Instagram, shohim Çiljetën teksa mban në krahë të voglin e saj. Ajo po përgatitet për festivalin “Kënga Magjike” ndërkohë që Fernando e shoqëron gjatë provave. /Kids’ Time
