Çiljeta publikon pamje nga klipi i ri, Fernando surpriza më e bukur për të gjithë ju
Bashkë me projektin e ri muzikor që sapo zbuloi për të gjithë ne, këngëtarja e njohur shqiptare na tregon edhe një anë tjetër të sajën profesionale. Teksa, publikon pasazhe nga videoklipi i këngës më të re “BonBone”, Çiljeta Xhilaga thotë se ka diçka që i është kthyer në zakon, sa i përket hiteve dhe muzikës që ajo lëvron. “E kam bërë zakon që këngët e reja t’i prezantoj në fund të sezonit, po më mirë vonë se kurrë”, shkruan ajo në videon e fundit që ka postuar në Instagram.
Në listën e bashkëpunëtorëve dhe realizuesve të këtij klipi, dallojnë edhe ato të çiftit të njohur të showbiz-it shqiptar Elgit Doda dhe Klea Huta, por nuk janë ata e vetmja surprizë. Qershia mbi tortë në gjithë këtë projekt të ri muzikor, është Fernando, djali i Çiljetës.
Siç mund ta shihni edhe ju nga imazhet, ai shfaqet në videoklipin e ri të këngëtares. Me sa duket, bëhet fjalë për një këngë me ritme verore, që sjell frymën e bregdetit shqiptar, aromën e tij, lulet, bukuritë e natyrës, mbi të gjitha muzikën e gjallë dhe ritmike.

Klipi do të prezantohet shumë shpejt, ndaj me siguri që tani të gjithë fansat e këngëtares kanë nisur të numërojnë mbrapsht deri ditën kur kënga do të lançohet!