Çiljeta Xhilaga: Dua të bëj një vajzë me Fertilizimi In Vitro
Çiljeta Xhilaga ka folur hapur për jetën e saj personale gjatë një bisede të sinqertë në podkastin MAM, të moderuar nga Orinda Huta, ku tema kryesore ishte prindërimi dhe marrëdhëniet familjare.
Gjatë intervistës, këngëtarja u ndal edhe te procesi i IVF-së (fertilizimi in vitro), duke treguar se ka menduar për mundësinë për të pasur një vajzë. Ajo foli me ndjeshmëri për dëshirën për të zgjeruar familjen dhe për sfidat emocionale që shoqërojnë një vendim të tillë.
Çiljeta theksoi gjithashtu se është nënë e dy djemve: Fernando, djali i saj biologjik, dhe Beko, djali i partnerit të saj Albanit, të cilin ajo e konsideron dhe e rrit si djalin e saj. Rrëfimi i saj u vlerësua për sinqeritetin dhe hapjen ndaj temave që shpesh mbeten tabu, duke nxjerrë në pah realitetin e prindërimit në forma të ndryshme familjare.