Cindy Crawford: Çfarë prisja të dëgjoja nga nëna pasi më vdiq vëllai

E ftuar në podcast-in e Kelly Corrigan Wonders, supermodelja Cindy Crawford foli për një nga humbjet më të mëdha në jetë, mbase për humbjen më të madhe, atë të vëllait të saj të vogël.

Jeff Crawford vdiq në vitin 1974 kur ishte vetëm 4 vjeç për shkak të leucemisë

Cindy ishe 9 vjeç në atë kohë.

Ajo tregoi sesi me dy motrat e saj, Chris dhe Danielle Crawford, kanë jetuar për vite me radhë me sindromën e të mbijetuarit, një aspekt i Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik që përjetohet kur nuk ndihesh mirë sepse ke ndjenja të mëdha faji për tragjeditë që u kanë ndodhur të tjerëve.

“Babai ynë kishte dashur gjithmonë një djalë përpara se të vinte Jeff. Kur djali shumë i dëshiruar i familjes u prek nga sëmundja, ne u pushtuam nga ndjenjat e fajit. Të treja kishim të njëjtat makthe. Të treja menduam për vite me radhë se njëra prej nesh duhej të vdiste. Prisnim të dëgjonim nga nëna fjalët: Jemi të trishtuar që humbëm djalin, por jemi të lumtur që ju kemi juve”, tregon Cindy për fjalët që s’i dëgjoi kurrë nga nëna e saj, e cila kishte humbur djalin dhe ishte e helmuar.

Prej vitesh tashmë, në kujtim të vëllait të saj Cindy është angazhuar vazhdimisht në luftën ndaj leuçemisë, një kauzë që edhe vajza e saj Kaia Gerber e ka për zemër.

Share With:
Translate »
67 Views