Ç’mendon mamaja e Oriolës për lidhjen e të bijës me futbollistin Grezda?

Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata janë parë kudo së bashku, madje nuk i kursejnë as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Oriola dhe Erosi janë kokë e këmbë të dashuruar dhe po e shijojnë në maksimum kohën së bashku, madje lidhja ka shkuar në një tjetër stad dhe është bërë tashmë goxha serioze.

Lart e poshtë kanë qarkulluar lajmet se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për fejesë, pasi Oriola tashmë do t’i kishte thënë “Po” Erosit.

Por, ç’mendim ka mamaja e modeles për zgjedhjen e së bijës? A i pëlqen Grezda si “dhëndër”?

Për këtë Xhoi Jakaj ka folur në emisionin “Jo vetëm modë”, ku ka treguar se është e lumtur me zgjedhjen e vajzës së saj.

Mirëpo, e bija ia ka ndaluar të flasë më shumë se kaq.

“Unë jam e lumtur me zgjedhjet e të dy vajzave të mia, por vetëm kaq mund të them. Nuk më lejohet më tepër. Të lutem vetëm kaq mund të them, jam shumë e lumtur me zgjedhjet e tyre,”-u shpreh ajo

Share With:
Translate »
484 Views