Çmenduria e Kim Kardashian, çanta e së bijës “vetëm” 3000 dollarë
North West, vetëm 5 vjeçe, vajza e Kim Kardashian e Kanye West, ka një gardërobë marramendëse. Peliçe dhelpre, veshje me dantella, tutu dhe kadife, e vogla e shtëpisë West ka pasur gjithnjë interes për modën, sigurisht, inkurajuar nga prindërit e famshëm, që zënë shpesh faqet e para të shtypit rozë për veshjet e diskutueshme. Bashkë me të ëmën, Kim dhe vëllanë e të motrën, North nuk kaloi dhe aq pa u vënë re në rrugët e Nju Jorkut. Me një veshje mente fosfor e shoqëruar me një çantë “Mini Lady Dior”, që kushton “vetëm” 3000 dollarë. Asgjë, e krahasuar me “Birkin” prej 100 mijë dollarësh të të ëmës, por shumë për çdo standard normal.
