‘Çmenduria’ që do të ndodhë të shtunën në Tiranë, bëni gati fëmijët
Cili është ai fëmijë që nuk ka parë ëndrra të bukura përpara një lodre të varur në krevatin e tij, i përhumbur në lëvizjet e personazheve të vegjël të cilët tunden nën fijet e najlonit sapo fryn fare pak…
Imagjinoni një lodër të tillë të përbërë nga nënoficerë, drejtues të një fanfare prej mishi dhe kockash. Imagjinoni sikur një trapeziste delikate të vijë të lëvizë në zemër të këtij “bistaku” ajror dhe të përçojë një erë çmendurie nga lëvizjet e saj të lira…
Imagjinoni rrahjet e lehta, spërkatjet e mprehta dhe zhurmat e shurdhëta që rrjedhin nga kjo gjashtëshe tamburësh qiellorë…
Me anë të mekanikës sinkope dhe ritmit të zbutur, vala e Tamburëve bën përpara. Në fund të vargut të ushtarëve të vegjël prej plumbi, ndodhen torollaku, budallai dhe i përhumburi, i cili më shumë dëshiron të joshë spektatorët ose të testojë tingullin e koshave sesa të marshojë. Gjithçka ndodh atje sipër në qiell të hapur, aty ku ne do të zbulojmë se nën petkun e klounit fshihej një trapeziste e bukur.
Spektakli i kompanisë Transe Express, i organizuar nga Ambasada e Francës në Shqipëri me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Aleancës Franceze të Tiranës. Në bashkëpunim artistik me Cirkun Kombëtar, Teatrin e Metropolit dhe Fanfarën e Bashkisë Tiranë.
Për të vegjël e të rritur.