“Çohu Malsi, nuk kena bija me vra”, Emina Cunmulaj reagon për vrasjen e 19-vjeçares në Tuz

Sheila Bakija, vetëm 19 vjeç u vra nga dora e ftohtë e partnerit të saj në Tuz të Mal të Zi. Pasi vrau të renë, Ilir Gjoka, i mori jetën edhe gjyshes së saj dhe plagosi babain e 19-vjeçares.

Kjo ngjarje ka tronditur tërë opinionin malazez. Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe modelja, Emina Cunmulaj e cila u ka bërë thirrje banorëve të Malësisë dhe Tuzit që të ngrihen dhe të protestojnë për këtë ngjarje tragjike.

“Çoju Malsi në kam se nuk kena bija me vra. Çonu se sot asht e dikuj tjetër e prite Zot nesër muj me ken en der tate”, shkruan Cunmulaj.

Ditën e sotme në Tuz është paralajmëruar një protestë përpara ndërtesës së policisë. Siç kanë raportuar media, Bakija kishte denoncuar tek autoritetet më parë dhunën nga burri. Ilir Gjoka nuk është kapur ende nga autoritetet dhe ndodhet në arrati.

Share With:
Translate »
190 Views