Çojnë beben me ulërima në spital, mjekët shokohen nga shenjat. Shqiptari sherr me gruan në pavion

Një ngjarje që ka lënë gjithë dyshime mjekët në një spital në Itali ka vënë në lëvizje edhe policinë.

Ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në spital Mazzoni në Ascoli, raportojne mediat italiane. Burë e grua shqiptar erdhën në urgjencë me beben e tyre vetëm 5 muaj që nuk ndalte ulërimat, shkruan “Panorama”.

Nëna tha se fëmija i kishte rënë teksa ajo po e ndërronte dhe kishte përplasur edhe kokën. Por duket se dëshmia e nënës nuk i ka bindur mjekët, pas disa shenjave dhe hematomave të dyshimta që i panë, mes të cilave edhe shenja të gishtave në faqe, me gjasë një shpullë.

Foshnja kishte edhe hematomë në ballë. Teksa fëmija iu nënshtrua gjithë kontrolleve të nevojshme dhe u qetësua dhe e zuri gjumi plasi sherri mes burrit dhe gruas. Infermierët kanë treguar se burri iu sul me dhunë gruas brenda dhomës së fëmijës, dhe megjithë ndërhyrjen e tyre nuk e lëshonte.

Ndërhyri roja e sigurisë, i cili me pas njoftoi edhe policinë. Vetëm kur dëgjoi këtë shqiptari doli nga dhoma. Infermierët kanë treguar më pas me detaje sherrin, dhunën e ushtruar nga burri dhe fyerjet e bëra prej tij.

Dje, u dëgjua versioni i fakteve nga nëna dhe sot do të dëgjohet babai. Ndërkohë mjekët e dhomës së urgjencës e raportuan çështjen tek shërbimet sociale që do të fillojnë një hetim për të vlerësuar nëse është e nevojshme të fillohet një masë mbrojtëse për fëmijën. Ndërkohë, nëna nuk ka paraqitur denoncim për burrin.

 

Share With:
Translate »
925 Views