Copëza humanizmi në ferrin e Kabulit, shikoni si ushtari amerikan kujdeset për foshnjën afgane

Fotoja e një ushtari amerikan duke mbajtur në krahë një foshnjë afgane është bërë virale në të gjithë botën, ndërsa ka prekur zemrat e njerëzve.

Kjo pamje prekëse tregon se ka akoma copëza humanizmi në ferrin e krijuar në Afganistan, e sidomos në aeroportin e Kabulit, ku mijëra afganë e shtetas të tjerë presin prej ditësh që të largohen drejt një vendi tjetër.

Marinsi amerikan e ka mbështetur fëmijën në shpatullën e tij të majtë në mënyrë që ta qetësonte nga gjithë ai kaos i krijuar në aeroport.

Ai gjithashtu mban një bidon ujë në  dorë, ndërsa fëmija duket se gjeti pak qetësi nën mbrojtjen e ushtarit.

Britania do të rrisë evakuimin masiv të qytetarëve britanikë dhe afganë nga Afganistani duke planifikuar largimin e 6,000 njerëzve këtë javë.

Mund të jetë një imazh i 1 person, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme

Share With:
Translate »
276 Views