Coverin më të bukur të “Plas” nga Flori, e ka bërë Liani

Që në ditën e parë të publikimit, fansat u dashuruan me këngën “Plas” të Flori Mumajesit.
E cilësun si fituesen e Këngës Magjike që me dëgjimin e parë dhe nuk gabuan.
Pasi kënga u bë hit brenda pak ditësh, shumë fansa të këngëtarit dhe artistë të njohur, mes tyre edhe Elhaida Dani, realizuan covera të këngës duke na bërë të përjetojmë emocione të njëjta, në forma të ndryshme.
Por mes të gjithave, do të veçonim një copëz që Lian, djali i artistëve Vesa Luma dhe Big Basta ka realizuar.
Lian ka mënyrën e tij të të kënduarit, si dhe vijën melodike që dëshiron, por pas origjinalit, ky është vesrioni më i bukur, apo jo?
Një tjetër artist duket se po rritet në Shqipëri. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
848 Views