Covid i mori jetën, përlot rrjetin djali i këngëtares shqiptare: Nuk të them dot lamtumirë
Covid-19 i mori jetën këngëtares nga Fieri, Rainita Pupi dy ditë më parë. 52-vjeçarja, e cila ishte pjesë e Ansamblit ”Myzeqeja”, nuk mundi që t’i mbijetonte pandemisë dhe qëndroi për rreth 4- javë, prej tyre tre ditë e intubuar në një nga spitalet Covid.
Endri Pupi, djali i këngëtares Rainita Pupi ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për nënën e tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai shprehet mes dhimbjes se nuk i thotë dot lamtumirë.
“Asgje nuk mund ta mbush kete boshllek ne zemren time,shpresoja shume qe do te takoja perseri por nuk munda. Ti luftove deri ne fund me te gjitha forcat e tua sepse gjithmone ishe luftarake!Te dua shume Mami!!!Me fal zemer qe nuk te them dot Lamtumire!!”, shkruan djali i saj.
