Covid, rritet me 96% numri i fëmijëve të shtruar në spital

Sipas të dhënave të qeverisë, numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus që janë shtruar në spital është rritur me 96% gjatë javës së kaluar. Gjysma e prindërve të tyre ishin të pavaksinuar.

Në të njëjtën kohë, shtrimi i pacientëve të pavaksinuar u rrit me 16,7%, ndërsa numri i pacientëve të vaksinuar me Covid-19 u ul me 2%. Në përgjithësi,  shtrimi i pacientëve me koronavirus në spitale është rritur me 7%,  në krahasim me javën e kaluar.

Për shkak të rritjes së rasteve, qeveria italiane pritet të marrë masa të reja për të mbajtur në kontroll pandeminë. Ndër masat që pritet të miratohen janë: përdorimi i detyrueshëm i maskës në ambientet e hapura, teste për të vaksinuarit, në kuadër të Vitit të Ri dhe reduktimi i kohëzgjatjes së lejes së certifikatës së gjelbër, nga nëntë në gjashtë muaj.

Share With:
Translate »
167 Views