Covid vazhdon të na surprizojë, trinjakët e porsalindur të infektuar nga koronavirusi
Në Meksikë trinjakët e porsalindur janë testuar pozitivë nga infeksioni i koronavirusit
Ekspertët mjekësorë po hetojnë nëse sëmundja e shkaktuar nga Covid ka mundur të kalohet përmes placentës së nënës gjatë shtatëzanisë.
Dy nga trinjakët, një djalë dhe një vajzë, janë në një gjendje të qëndrueshme në një spital në shtetin San Luis Potosí, kurse i treti paraqet një gjendje pak më të rënduar.
Meksika ka filluar të rihapet, por rastet e reja të infeksioneve të koronavirusit janë ende të larta. Vetëm një ditë më parë vdiq nga infeksioni një djalë 13 ditësh
Një zëdhënës i Komitetit të Sigurisë Shëndetësore të Meskikës tha se ky ishte rasti i parë në botë që zbulohen trinjakë të infektuar që pas lindjes. Ai gjithashtu tha se mjekët ishin të bindur se ata nuk ishin infektuar në spital.
Sidoqoftë, prindërit aktualisht janë duke u testuar pasi dyshohet se mund të jenë asimptomatikë
Koronavirusi tek të sapolindurit është i pazakontë, por jo i panjohur. Foshnjat mund të ‘kapin’ virusin pas lindjes nëse kanë kontakt të ngushtë me këdo që është i infektuar. Koronavirusi gjithashtu mund të kalohet në barkun e nënës tek fëmija përmes placentës.
Nuk ka ende asnjë provë që koronavirusi mund të shkaktojë abort ose ndikon në atë se si fëmija zhvillohet gjatë shtatëzënësisë, por, si një masë paraprake, gratë shtatzëna këshillohen të shmangin rreptësishtë kontaktet e ngushta shoqërore.
Meksika ka regjistruar më shumë se 185,000 raste të koronavirusit dhe 22.584 vdekje.