Covidi i merr jetën mësueses shtatzënë 31 vjeçare, shpëton fëmija
Koronavirusi i ka marrë jetën një mësuese 31-vjeçare, e cila ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Mësuesja Camila Graciano nga Brazili u infektua në festën surprizë që i organizuan miqtë.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe doktorët e detyruan të niste lindjen e fëmijës parakohe. Fëmija shpëtoi, por Camila fatkeqësisht ndërroi jetë.

Vëllai i saj Daniel Helio Ambrosio u shpreh për “Globo”, se kolegët e saj të punës organizuan një festë për beben në javët e fundit të shtatzanisë së saj, siç është traditë në shumë vende kristiane. Një nga të ftuarit ishte pozitiv me koronavirus por nuk ishte në dijeni. Camila u dërgua në spital tre ditë pas festës.

