Covidi i merr jetën studentit të mjekësisë nga Librazhdi
Covidi i ka marrë jetën Emiliano Tolës, 21-vjeçarit nga Librazhdi. Tola ishte student i mjekësisë në vitin e tretë. Lajmin e ka dhënë Fakulteti i Mjekësisë ku shkruan se prej ditësh ndodhej i shtruar në një spital Covidi studenti ekselent i Shkencave Mjekësore dhe një shoqatë ku Tola bënte pjesë.
“Nje rrugetim i nderprere ne gjysme!
Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe.
U prehsh ne paqe!
DEKANATI”, shkruan fakulteti.
Ndërkaq nuk bëhet me dije nëse i riu ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.