Ç’po ndodh brenda shtëpisë së tyre? Almeda shtatzënë reagon pas infektimit dhe shtrimit në spital të Tolgahan

Para disa ditësh aktori turk, Tolgahan Sayisman, zbuloi se është prekur nga Covid-19. Përmes një postimi në Instagram ai bëri të ditur se gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar dhe për këtë arsye u detyrua të shtrohet në spital.

“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, shkroi Tolgahan.

Pas deklaratës së aktorit të gjithë u shqetësuan për shëndetin e familjarëve të tij, Almeda Abazin dhe të voglin e tyre, Efehan. Kështu, bukuroshja shqiptare ka treguar sot se ç’po ndodh me ta dhe si është gjendja e Tolgahan. Almeda thotë se pas testeve të gjithë anëtarët e familjes kanë rezultuar pozitiv dhe se aktori ka dalë nga spitali e po vazhdon trajtimin në shtëpi.

“Përshëndetje të gjithëve! Po marr shumë mesazhe për situatën tonë dhe ju falenderoj të gjithëve për interesimin dhe shqetësimin tuaj. Për këtë arsye më duhet të bëj një shpjegim.

Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehean, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19. Meqë ra fjala, bashkëshorti im Tolgahan ka dalë nga spitali, trajtimi i tij vazhdon në shtëpi. Ju urojmë të gjithëve shëndet dhe ju këshillojmë të tregoni kujdes ndaj sëmundjes”, ka shkruar Almeda në një postim në Instagram.

Kujtojmë se Almeda është edhe në pritje të fëmijës së saj të dytë, ndaj urojmë që këtë situatë ta kalojë sa më lehtë së bashku me familjarët e tjerë.

Share With:
Translate »
399 Views