Cristiano Junior më mirë se babai, 4 gola në debutimin me U-9 të Juves

Në fanellë nuk ka asnjë emër, por fakti që mban numrin 7 mbi shpinë tregon shumë.

Por edhe nëse do të kishte një numër tjetër do të ishte e lehtë të dalloje Cristiano junior, djalin e Cristiano Ronaldo, që pas transferimit në Torino luan me skuadrën U-9 të Juventusit.

Dhe aventura e tij si juventin ka nisur më mirë se ajo e babait të tij, pasi në ndeshjen e parë që ka luajtur ndaj ekipit të Lucento, Cristiano Junior ka realizuar 4 gola në fitoren 5-1 të Juventusit, ndërkohë që e ndjek nga pas nëna e tij Georgina.

Vogëlushi ka treguar se është integruar mjaft mirë me skuadrën dhe se ka marrë shumë nga babai i tij, duke dribluar mjaft mirë rivalët dhe luan mirë me topin.

Por nëse CR7, fitues i 5 Topave të Artë nuk po gjen dot rrugën e golit në Serinë A, për vogëlushin është më e lehtë.

Shokët e skuadrës e thërrasin Cris dhe e duan të gjithë, ndërkohë që edhe trajneri i kësaj grup-moshe e trajton si gjithë të tjerët.

Por kur realizon 4 gola nuk mund të jesh indiferent ndaj këtij fëmije, që duket se po ndjek gjurmët e babait të tij.

Share With:
Translate »
1043 Views