Crossfit, instruktori Guma tregon a mund të stërviten gratë shtatzëna
Në emisionin “Ditë e Re” me Arjola Shehun dhe Arjon Muçën, ne RTV Ora ishte i ftuar Leonsjo Guma i cili merret me disiplinën e crossfitit.
“Ka adrenalinë. Zbulon çdo ditë gjëra të reja” tregon Guma i cili më përpara merrej me sport.
Instruktori na tregoi për vajzën dhe bashkëshorten e tij, e cila e shoqëron gjatë stërvitjes së tij.
A ka ndryshim mes stërvitjes së grave e burrave?
Leonsjo Guma: Nuk ndryshon ushtrimi por tek pesha. Fillimisht mbahen seancat e para. Kush e zbaton dashurohet dhe ngelet në këtë sport”
A mund të bëhet në kushte shtëpie?
Leonsjo Guma: Mund të bëhen dhe në shtëpi, por duhet të kesh njohurinë e duhur për ushtrimet.
Sa orë stërvitje duhet të konkurosh në gara?
Leonsjo Guma: Duhen 4- 6 orë stërvitje.
A ke më fuqi pas 6 orëve stërvitje?
Leonsjo Guma: Eshtë sport i bukur. Çdo kush mund të vijë nga mosha 15-16 vjeç.
A është i rrezikshëm nëse nuk ndiqet nga një instruktor profesionist?
Leonsjo Guma: Eshtë i rrezikshëm. Duhet të kesh instruksionin e duhur për çdo ushtrim.
A mund të bëjnë grate shtatzënë crossfit?
Leonsjo Guma: Duhet fillimisht konsulta me doktorin. Nëse shtatzania është normale atëherë mund të stërviten 30 – 40 minuta. 6 muaj pas shtatzanisë mund të rikthehet në crossfit.
Pas sa kohesh duket ndryshimi?
Leonsjo Guma: 4- 6 muaj. Por duhet kujdes dhe me ushqimin.
Ka më shumë vajza apo djem në palestër?
Leonsjo Guma: Ka më shumë vajza.
A ndikon në dobësim?
Leonsjo Guma: Crossfidi sjell humbje në peshë, displinë, të formon trupin.
A ka pasur ndonjë martese, fejese brenda crossfidit?
Leonsjo Guma (qesh): Na ka ndodhur.