Çudia e banorit të Big Brother VIP: Unë jam njeri që kam 4 nëna!

Mbrëmjen e djeshme, banorët e BB Vip ishin mbledhur në oborr dhe po tregonin për historitë e tyre të lumtura. Ndër ta ka folur edhe Igli, banori më i ri. Ai është shprehur se momenti më i lumtur ka qenë kur ka kuptuar prindërit e tij, por ka shtuar se është një njeri me katër nëna. Këtu banorët e tjerë janë habitur, por biseda nuk është vazhduar më tej.

Igli ka thënë:

Momenti më i lumtur ka qenë kur unë kam filluar t’i kuptojë prindërit e mi, gjë që ka ndodhur katër vite më parë. Historia është e gjatë, por që do ju tregoj një herë tjetër. Nuk mund të tregoj se me çfarë merren prindërit e mi, por që unë realisht kam katër nëna.

Share With:
Translate »
223 Views