Ç’veshi Rihanna në darkën ku prezantoi të dashurin me familjen?

Rihanna ka hedhur një hap të rëndësishëm në lidhjen e saj me miliarderin Hassan Jameel. Më në fund, ajo e ka prezantuar të dashurin me familjen e saj dhe kjo gjë nuk kishte si të kalonte pa vëmendje. Ajo dhe Hassan darkuan së bashku me nënën dhe një prej vëllezërve të këngëtares në një restorant në Santa Monica. Shumë kuriozë njerëzit ishin të dinin se çfarë veshi këngëtarja në një darkë kaq të rëndësishme. Ky është një ndër ato raste kur vajzat e mendojnë shumë kohë para veshjen për t’u dukur dhe ndjerë sa më mirë.

As këtë herë këngëtarja nuk na zhgënjeu, pasi u shfaq e veshur gjithë stil. Ajo veshi një fustan vjeshte (ndoshta sepse ajo është gjithmonë një hap para?) në ngjyrë bezhë. Fustani i markës Nanushka ishte i gjatë, me dekolte të mbyllur, por i çarë te këmbët. Riri e kishte kombinuar fustanin me sandale të mbuluara me kristale, të markës Amina Muaddi. Po ashtu ajo mbante një palë vathë të mëdhenj në formë rrethi, një varëse me dimante Djula dhe një çantë lëkure, po në tonet e neutrales.

Një pamje e pagabueshme për një darkë të tillë.

Nanushka – $430

Share With:
Translate »
475 Views