Daizy shikon mami Katy-n live në koncert, këngëtarja e përshëndet publikisht

Vajza e Katy Perry dhe Orlando Bloom, Daisy, bëri paraqitjen e saj të parë publike në koncertin e artistes në Las Vegas.

Pavarësisht se e mbajti të voglën larg vëmendjes që nga ardhja e saj në gusht 2020, Perry e prezantoi 3-vjeçaren gjatë shfaqjes.

“Daisy! Të dua shumë,” tha këngëtarja nga skena në një video të fansave të shpërndarë në Twitter të dielën. “Ti je mikja ime më e mirë”, vazhdoi kandidatja.

Vogëlushja, e cila ishte e veshur me një veshje Minnie Mouse me kufje rozë,  buzëqeshi  përpara se nëna e saj të performonte “Hot n Cold”. Ajo u pa më vonë duke kërcyer me babanë e saj gjatë “Chained to the Rhythm”.

Katy dhe aktori kanë publikuar vetëm njëherë foto të Daisy- përmes Instagramit.

Bloom dhe ish-gruaja e tij, Miranda Kerr, kanë mbajtur jashtë syrit të publikut edhe djalin e tyre 12-vjeçar, Flynn.

Share With:
Translate »
236 Views