Dajana Shabani flet për aksidentin: Isha me gocën dhe po dëgjoja muzikë

Para disa kohësh, në faqet rozë qarkulloi lajmi se Dajana Shabani ishte përfshirë në një aksident me makinë.

Ajo tregoi të gjithë historinë e vërtetë sesi kishte ndodhur dhe bëhet fjalë për një devijim që shpëtoi jetën e shumë personave. Ja si qëndron e gjithë ngjarja.

Dajana: Unë i kam dhënë makinës 16 vjeç, ndërsa biçikletës nuk di t’i jap. Ama ma besoni çunat e Laçit dhe jo vetëm, të vij unë aty, policia nuk na kap kurrë. Unë makinën e kam mësuar me një tropojan, i cili nuk jeton më, pra kur them tropojan nuk është i dashuri, por një familje e nderuar dhe ishte një burrë i madh në moshë dhe unë isha pa bërë 18 vjeç akoma.

Kur unë kam hipur në timon, ai më tha se jam e lindur për timon, sepse i jep makinës si një çun “haram”. Kjo nuk do të thotë që unë nuk jam e kujdesshme se u mbushën portalet se kisha bërë një aksident e dua ta sqaroj. Më doli një djalë përpara e nuk më pa dhe ne ishim në autostradë goxha shpejt. Unë devijova dhe dola jashtë rruge që të mos përplaseshim 5 makina. Një shofere tjetër do të kishte frenuar gozhdë, do përplaste atë, veten e gjithë të tjerët rresht më pas.

Prandaj, mendoj dhe vazhdoj të insistoj që timoni është refleks, pra duhet të mendosh se çfarë do të bëjë tjetri dhe shyqyr që e pashë se çfarë po bënte, ndërkohë këtëj bëja muhabet me gocën time, nga ana tjetër shijoja muzikën dhe pashë edhe atë që nuk ishte në terezi. Kështu është shoferllëku!

Share With:
Translate »
204 Views