Dalin pamjet/ Nëna e çmendur vrau foshnjen 13-muajsh: Më çmendi duke qarë k*** i vogël

Në rrjet është bërë publike videoja e një nëne birësuese e cila goditi për vdekje një foshnjë. Ajo filmoi veten duke dhunuar foshnjen i cili ishte duke qarë.

Pamjet e reja tregojnë vrasësen Laura Castle, 38 vjeç, duke bërë mimika të çuditshme fytyre.

Castle u shpall fajtor për vrasjen e Leiland-James Corkill 13-muajsh javën e kaluar pasi gjykata pa prova se ajo kishte dhunuar fëmijën duke e lënë me lëndime fatale në kokë.

Leiland-James vdiq të nesërmen pasi mjekët zbuluan se zemra e tij nuk po rrihte dhe ai kishte një dëmtim në kokë, të cilin Laura Castle tha se e pësoi pasi ra nga divani.

Pas vdekjes së foshnjës u konfirmua se kishte pësuar një dëmtim traumatik në kokë, i cili nuk ishte shkaktuar rastësisht.

Gjatë gjyqit të saj në Gjykatën e Preston Crown, nëna birësuese u deklarua fajtore për vrasje nga pakujdesia, pasi pranoi se ajo e shkundi foshnjën në mënyrë që ai ‘të pushonte së qari’.

Por mesazhet mes Laura Castle dhe bashkëshortit të saj zbuluan se ajo i ishte referuar Leiland-James si një me shprehje si ‘k*r i vogël’ dhe një ‘copë m*ti’.

KLIKONI LINKUN PËR TË PARË VIDEON:

VIDEOJA

Share With:
Translate »
177 Views