Dalin pamjet tragjike nga masakra e Teksasit, policia: Ishte faji ynë, nuk ndërhymë në kohë

Policia mori një “vendim të gabuar” të martën kur nuk u fut me nxitim në shkollën e qytetit të vogël Uwalde, Teksas, ku një adoleshent vrau të paktën 19 nxënës dhe dy mësuese. Kështu është shprehur ditën e sotme Stephen McCraw, drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit.

 

Reagimet që fajësonin policinë për mosveprim në kohën e duhur. Në këtë skenë reflektimi për qëndrimin e policisë në momentin e masakrës, një video e re që tregon oficerët e sigurisë duke i shtyrë prindërit të pushtuar nga paniku dhe dëshpërimi.

Pamjet janë tragjike dhe tregojnë reagimin e prindërve që qajnë dhe thërrasin jashtë shkollës ndërsa adoleshenti hapte zjarr mbi fëmijët e tyre.

“Ishte faji ynë,” thotë tani policia e Teksasit për masakrën

Nëntëmbëdhjetë agjentë ishin në vendngjarje duke pritur për një njësi të ndërhyrjes së policisë kufitare , pothuajse një orë pasi Salvador Ramos sulmoi shkollën.

Share With:
Translate »
133 Views