Dalina shkruan për herë të parë një status për të atin: Babi nuk ishte shoku im, por…
Në 14-vjetorin e largimit nga jeta të të atit, Dalina Buzi shkroi një status të gjatë dhe njëherësh na zbuloi nga e ka marrë sensin e humorit.
“Babi im me thoshte gjithmone ne gjimnaz : “Mos var postera kengetaresh ne mure, pa varur foton time, se une te mbaj me leke” ???????????????? So per here te pare po postoj nje foto te tij. Babi nuk ishte shoku im, jam rritur duke e pare shume pak verdalle, madje mbaj mend qe edhe ne plazh kur ishim, vinte e ikte. Ai punonte jashtezakonisht shume dhe puna e beri te suksesshem, por puna dhe stresi qe te shoqeron ne Shqiperi, i mori edhe jeten. Ne femijet qe humbim prinderit heret ne jete, kemi nje ide, perceptim tonin per ta dhe qe ka lidhje me ate cfare ne shihnim ne sjelljen e tyre karshi nesh dhe aq sa na “lejonin” familjaret e tjere t’i njihnim. Edhe vajza e krahut te djathte te Hitlerit, Gudrun Himmler fliste me dashuri per te atin sepse ai e kishte pike te dobet, pavaresisht imazhit te nje krimineli gjakatar qe kishte per miliona te tjere. Ndaj nuk ja vlen te shkruaj per ate qe im ate ishte per mua, por jam shume e lumtur qe sot, fiks 14 vjet pas vdekjes se tij, kam ndjere vetem dashuri per babin tim nga cdo njeri qe kam takuar dhe e ka njohur nga afer. Dhe fakti qe gruaja jote vazhdon te mban foto profili, tregon shume ba ????
Babi, sot ti do ishe 74 vjec. Ta dish qe une kam 14 vjet qe flas me ty cdo dite, te pyes per vendime qe marr, te ankohem e qahem dhe madje jam e bindur qe me degjon. Dikur kur isha 14 vjec ti kerkove foton tende tek dhoma ime aty diku mes kengetareve e aktoreve te Hollivudit. Dhe une qesha. Sot foton tende e kam kudo dhe ta dish, qe me aq shume sa kam takuar e njohur, te famshem e te pushtetshem e te talentuar, ti vazhdon te mbetesh njeriu me interesant me nje sens humori te pakrahasueshem. Por kaq po them ketu, te tjerat i kam ne zemer.
Meqe edhe kur dhe shpirt, bere nje shaka, po te them ba qe je larguar nga jeta ne ditelindjen e Beyonces, se e mbaj mend ne 2004, kur e pe per here te pare ne nje klip qe une e shihja ne repeat, e ajo po kercente me nje minifustan, e pe me vemendje dhe pastaj me the ‘Duket vajze e mire kjo’”, shkruan Dalina.
dalina