Daniel Radcliffe sqaron pse s’ka ndërmend ta luajë më rolin e Harry Potter-it
Aktori i “Harry Potter”, Daniel Radcliffe s’ka ndërmend ta përsërisë rolin e tij në filmin e famshëm. Të paktën tani për tani jo! Nëse ju kujtohet, në nëntor regjisori Chris Columbus njoftoi se do të krijohet një version i ri i Harry Potter, ku pjesëmarrës do të ishin treshja e famshme e aktorëve: Emma [Watson], Dan dhe Rupert [Grint].
Për fansat e filmit, ky ishte një super lajm, derisa Daniel i theu zemrën me deklaratën e fundit. I pyetur nga Neë York Times për mundësinë e një rikthimi në film, ai u përgjigj:
“Kjo s’është përgjigja që ju doni të dëgjoni, por unë s’besoj s’e do të jem pjesë e ribashkimit. Nuk mendoj se do ta shijoj njësoj pasi s’është më pjesë e jetës sime të përditshme. Jam në një fazë të jetës ku ndjej që kam dalë nga Potter dhe ndihem mirë këtu ku jam tani. Të kthehem pas do të ishte ndryshim masiv në jetën time.”
Gjithsesi, Daniel s’po e përjashton 100% që diçka e tillë të ndodhë në të ardhmen.
“Nuk mund të them se diçka e tillë s’do të ndodhë kurrë, por për momentin nuk jam i interesuar për ta bërë.”- sqaroi aktori.
Për momentin, ish-Harry Potter po merret me projekte të tjera të cilat i duken shumë emocionuese për t’i lënë në gjysmë.