Dasara Karaiskaj: Mua më tha mami të martohem
Dasara Karaiskaj, gazetarja e njohur për mendimet e sinqerta dhe të thëna me zë të lartë, shprehu opinionin e saj në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për martesën. Tema e ditës në program është nëse duhen pyetur prindërit kur zgjedh njeriun me të cilin do të kalosh jetën. Dasara habit trion e programit kur thotë se sa i përket kësaj, këshillën për t’u martuar e ka marrë nga e ëma.
Dasara Karaiskaj: Unë do them eksperiencën time personale si grua e martuar që kam qenë.
Aldo: Kam qenë, okej. Tak, kjo pritet, e ke parasysh dhe del jashtë. Ja si ndodhi, ose ai titulli “Nuk keni për ta besuar se çfarë tha Dasara në emision”.
Dasara Karaiskaj: Do ju jap një titull tani direkt. Mua më tha mami të martohem.
Megi Latifi: Obobo!
Aldo: “E pabesueshme, por e vërtetë ja çfarë tha Dasara”. Vërtet, duhen pyetur prindërit për një person që mamaja s’e njeh?
Dasara Karaiskaj: Po sigurisht, patjetër që duhet. Kur thashë që mua më tha mami të martohem e kisha në kontekstin që mua ajo më ka dhënë një këshillë që me të vërtetë mua më ka shërbyer në jetën time që me këtë mentalitet këtu, është mirë tha që me realitetin që ka Shqipëria të gjeni ju vajzat e reja një burrë të huaj. Nuk ishte dhe aq keq e kupton? Në këtë kontekst prindi ka të drejtë.
Më tej, Karaiskaj shton se nuk ka asgjë të keqe të pyesësh prindin për martesën, por duhet ndarë kufiri i konsultimit dhe ndërhyrjes.