Dashuri! Niseni ditën bukur me foton më të ëmbël të Arbanës me Diellin!

Në muajin tetor Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Diell. Vogëlushi ka ndryshuar krejtësisht jetët e tyre dhe Arbana nuk lë moment pa e treguar këtë gjë.

Këto kohë moderatorja i është përkushtuar totalisht rritjes së të voglit, duke i qëndruar gjithmonë pranë.

Portretin e të voglit s’e kemi parë, por në rrjete sociale s’kanë munguar momentet e ëmbla me të. Si mami Arbana, ashtu edhe babi Eduarti ndajnë shpesh foto e video me të voglin e tyre.

Fotoja e fundit e publikuar nga moderatorja në InstaStory është një dashuri dhe na bëri akoma më shumë kuriozë të shohim portretin e Diellit.

Arbana ka publikuar një foto ku i vogli ka shtrënguar dorën e saj dhe kjo pozë na i shkriu zemrat të gjithëve.

“Dashuria ime e vogël.”- shkruan moderatorja, e cila na ëmbëlsoi të gjithëve me këtë foto.

Share With:
Translate »
440 Views