Dashuria e madhe për kombëtaren kuqezi, lotët e tifozit nga Lugina e Preshevës na thyejnë zemrën (VIDEO)

Kombëtarja e futbollit është ndër të paktat gjëra që bashkon shqiptarët. Kur luajnë kuqezinjtë të gjithë kthehen tifozë të zjarrtë dhe shpresojnë që të gëzohen me gola e fitore.

Mbrëmjen e kaluar nuk ndodhi një gjë e tillë, Shqipëria humbi 0-1 përballë Polonisë në “Air Albania”, stadium që ishte i mbushur plot me zemra kuqezi.

Trishtim i madh te tifozët, teksa më shumë se të gjithë e përjetoi Amar, biondi king nga Lugina e Preshevës. Ai ishte i pranishëm në stadium me babanë e tij.

Pas golit të polakëve shpërtheu në lot. Një tifoz i zjarrtë dhe me zemër, teksa video e mëposhtme i ka prekur të gjithë.

Share With:
Translate »
140 Views