“Dashuria që na fal na bën të lumtur”, aktorja shqiptare i bën dedikimin e veçantë vajzës

Vajza e vogël e aktores shqiptare shumë të njohur Teuta Krasniqit, Kaia feston sot ditëlindjen. Vogëlushja mbush 3 vjeç dhe në këtë ditë të rëndësishme, Teuta i ka bërë një dedikim shumë të veçantë.

Teuta me fjalët më të bukura përshkruan karakterin e Kaias dhe shprehet se dashuria që ajo i fal, e bën të lumtur.

“Kaia, nje femije i lumtur vetvetiu, e dashur, e çilter, rrebele, kokeforte, e don pavarsine prej tash, impulsive por qe fal dashuri te pafund. Cdo dite mahnitemi me ty, me te rejat qe meson e i perveteson cdo dite e me shume. Urime ditelindja e 3-te, shpirti i mamit, jeta ime… Paç shendet te plote, dashuri te pafund dhe gezime e mbaresi. Te paçim gjithmone, po kaq te mire dhe te mbare. Dashuria qe na e fal cdo dite, na ben te lumtur gjithe familjen tone. Te duam pa kufi, Tara, mami dhe babi”, shkruan Teuta.

Teuta ka edhe një vajzë më të madhe nga martesa e mëparshme me këngëtarin Blero.

Share With:
Translate »
936 Views