Dasma e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz përfundon në gjyq

Dasma e ëndrrave të Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz ka përfunduar në gjykatë. Në këtë proces janë përfshirë prindërit e nuses dhe organizatorët e dasmës.

Nicola Peltz Marries Brooklyn Beckham At Her Family's Oceanfront Palm Beach  Estate | British Vogue

Nicole Braghin dhe Arianna Grijalba, kanë paditur Nelson dhe Claudia Peltz për refuzimin e pagesës prej 76 milionë paundësh për punën e tyre në rezidencën familjare. Pala paditëse akuzon çiftin se nuk donte të paguante tarifën e vendosur, duke i cilësuar gjithashtu si kapriçiozë dhe mosrespektues ndaj punës së të tjerëve.

See All the Party Pictures from Inside Brooklyn Beckham and Nicola Peltz's  Wedding | Vogue

Nelson Peltz pretendon se i kishte pushuar nga puna disa javë para dasmës, për shkak të gabimeve të pafalshme që kishin bërë duke kërkuar gjithashtu kthimin e paradhënies. Megjithatë ishte pikërisht kjo kompani që e përfundoi organizimin dhe dasma më pas u zhvillua ashtu siç ishte planifikuar. Por pagesa e plotë nuk u bë asnjëherë. Kjo është arsyeja pse ata vendosën të luftojnë ligjërisht, duke denoncuar prindërit e Nicola Peltz Beckham dhe vetë nusen.

Dasma e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz përfundon në gjyq

Share With:
Translate »
74 Views