David Beckham kritikohet ashpër pasi puthi vajzën në buzë, ekspertët i dalin në mbrojtje

Futbollisti David Beckham ka qenë një ndër personat e parë i cili nuk ka ngurruar ta shprehë dashurinë për fëmijët e tij edhe në publik. Ai është fotografuar disa kohë më parë duke puthur vajzën e tij në buzë. Fill pas këtij momenti, moderatori i njohur britanik, Piers Morgan e sulmoi Beckham për shkak të këtij veprimi. Ndonëse e quajti diçka të ëmbël, Morgan nuk ishte dakord me këtë gjest dhe e quajti të ‘çuditshëm’.

Megjithatë duket se David nuk i ka problem aspak këto komente. Ditën e djeshme ai ka shijuar me vogëlushen e tij një ndeshje të futbollit për femra dhe nuk ka hezituar ta puthë vajzën sërish në buzë. Ndonëse ky veprim është komentuar gjerësisht në rrjet, duket se David Beckham nuk interesohet aspak për opinionin e publikut dhe se bën vetëm gjërat që e bëjnë atë të lumtur. Pavarësisht kritikave, shumë ekspertë kanë dalë në mbrojtje të 44-vjeçarit duke insistuar që njerëzit të ndalojnë së e kthyeri në një tabu një moment të ëmbël midis një babai dhe vajzës së tij.

Share With:
Translate »
451 Views