David Beckham në dasmën e babait, 73-vjeçari martohet me milioneren
“Asnjëherë nuk është vonë për asgjë” dhe Ted Beckham e ka kuptuar plotësisht kuptimin e frazës.
Babai i David Beckham u martua me të dashurën e tij 62-vjeçare, milioneren Hillary Meredith në moshën 70-vjeçare në një ceremoni private në Londër.
Kjo është martesa e dytë e Ted Beckham, pasi ai u divorcua nga nëna e futbollistit, Sandra, në vitin 2002, pas 33 vitesh martesë.
Të dy janë takuar në vitin 2019, kur ajo punonte për veteranët e ushtrisë në Broughton House Veteran Care Villag , ndërsa në mars të vitit të kaluar vendosën të fejoheshin pavarësisht kushteve të vështira të vendosura nga karantina.
Në njoftimin e fejesës së çiftit thuhej: “Ndërsa në botë po ndodhin gjëra shumë më të rëndësishme tani, ne jemi të emocionuar t’ju them se jemi të fejuar. Qëndroni të sigurt, të gjithë.”
Natyrisht që familja e famshme Beckham nuk do të mungonte në këtë event të lumtur. Në dasmën e tij morën pjesë David dhe Victoria Beckham, si dhe 3 nga 4 fëmijët e tyre. Romeo, Cruz dhe Harper. Djali i tyre i madh, Brooklyn, nuk ka mundur ta urojë gjyshin e tij, pasi ai aktualisht ndodhet në Amerikë.
“Ishte një ceremoni shumë e ngushtë. Vetëm familja e tij dhe disa miq të mirë erdhën,” tha një burim i afërt me Ted Beckham për Daily Mail.