David i kërkoi të distancohet nga e dashura pas sherrit, ja çfarë bën Brooklyn Beckham
Brooklyn Beckham duket se nuk e ka ndjekur këshillën e të atit David, për t’u distancuar nga e dashura me të cilën po kalon një lidhje shumë të lëkundshme.
Pak kohë më parë dyshja u grind në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë dhe mediat thanë se rojet e sigurisë u detyruan të ndanin Brooklyn Beckham dhe të dashurën e tij Hana Cross pasi ajo e sulmoi atë gjatë Festivalit të Filmit.
Dëshimtarët thonë se dëgjuan ulërima dhe të qara. Hana u përball me Brooklyn duke e qëlluar me shpullë dhe siguria hyri brenda për t’i ndarë.
David dhe Victoria u kontaktuan menjëherë dhe u raportuan për incidentin dhe nuk është çudi që ish-futbollisti t’i ketë dhënë disa këshilla të mira të birit për marrëdhënien që ka me modelen.
Por Brooklyn duket se nuk ka vepruar sipas këshillave të të atit, pasi është fotografuar duke shijuar pushimet në Malibu, Los Angeles, të hënën.
Ai dukej shumë i dashuruar me partneren Hanna Cross, teksa e përqafonte atë në breg. Me sa duket dashuria e tyre është shumë e madhe dhe i kanë kapërcyer mosmarrëveshjet!
Brooklyn nuk ishte as në pagëzimin e vajzës së vëllait të Victoria’s Christian Adams, ku ishte e gjithë familja përfshi dhe vëllezërit Romeo, 16 vjeç, Cruz, 14 vjeç dhe motra, Harper 7 vjeç.