Dedikimi i Romina Power për të bijën që u zhduk 29 vite më parë: Pyes veten nëse e di që sot është ditëlindja jote
“I ndez qirinj Ylenisë dhe mundohem ta kuptoj”. E ftuar në “Verissimo”, Romina Power kujton vajzën e saj që lindi me Al Bano në vitin 1971 dhe u zhduk në Shtetet e Bashkuara në vitin 1994.
Këngëtarja italo-amerikane kujtoi vajzën e saj pak ditë para ditëlindjes në të cilën ajo do të kishte mbushur 53 vjeç. “Shpresoj gjithmonë që fotot që postoj të arrijnë në pjesë të largëta ku ndoshta ajo mund t’i shohë”, thotë Romina.
Në dhjetor 2014, Gjykata e Brindisit deklaroi se Ylenia Carrisi kishte e vdekur më 6 janar 1994, por zhdukja e saj mbetet një mister, por nena nuk e pranon kete pa e pare trupin.
Në “Canale 5”, Romina Power shpjegoi vështirësinë për të imagjinuar se si mund të dukej Ylenia sot, pothuajse saktësisht tridhjetë vjet pas ditës në të cilën nuk kishte më asnjë lajm për të: “Herën e fundit që e pashë ajo ishte 23 vjeç dhe sot do të ishte ndryshe, por në zemrën time do të jetë gjithmonë e njëjta dhe ndjenja jonë nuk do të ndryshojë kurrë”, shpjegon artistja që më pas kujton lindjen e Ylenias në Romë: “Më duhej të merrja avionin në agim. Më plasën ujërat dhe linda në klinikë falë mamisë kujdestare Mirella e cila më vonë u bë e famshme”.
Më pas në ditëlindjen e saj Romina kujtoi të bijën në mediat sociale duke publikuar disa foto dhe një dedikim prekës. “Dashuria që ndjej për ty nuk do të ndryshojë kurrë. Sot, 53 vjet më parë, ti ke lindur dhe pyes veten nëse e di që sot është ditëlindja jote.”
View this post on Instagram