Dedikimi prekës i bashkëshortit të Hueyda El Saied, Presidenti Meta mesazh Gabrielit dhe Thierry-t
Thierry shkruante se trishtimi për të dhe të birin që nuk e kanë më pranë është shumë i madh, ndërsa e falënderonte për dhuratën më të çmuar që i kishte lënë, Gabrielin.
Kreu i shtetit shkruan në komentin e tij se “Hueyda do të kujtohet gjithmonë si simbol i mirësisë dhe suksesit, artiste e jashtëzakonshme, me kurajë, guxim të rrallë dhe sharm të mahnitshëm, e cila me arritjet e saj fitoi simpatinë dhe respektin e të gjithë shqiptarëve, duke u shndërruar në një model të përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë”.
POSTIMI I ILIR METES
Të dashur Gabriel dhe Thierry,
Humbja e parakohshme e Hueydas tuaj të shtrenjtë dhe shumë të dashur për ne, na lëndoi të gjithëve.
E lexova me shumë emocion dedikimin tuaj prekës dhe më lejoni të ndaj me ju dhembjen e madhe, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndjera, por edhe solidaritetin për gjithçka shprehni me fjalë zemre.
Hueyda do të kujtohet gjithmonë si simbol i mirësisë dhe suksesit, artiste e jashtëzakonshme, me kurajë, guxim të rrallë dhe sharm të mahnitshëm, e cila me arritjet e saj fitoi simpatinë dhe respektin e të gjithë shqiptarëve, duke u shndërruar në një model të përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë.
Do ta duam dhe do ta respektojmë gjithmonë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të saj!