Dedikimi prekës i djalit të Liam Payne merr vëmendje gjatë funeralit të tij

Një dedikim prekës nga djali i tij shtatëvjeçar Bear Grey u pa në funeralin e Liam Payne.

Arkivoli i këngëtarit të njohur u soll në kishë me një karrocë të bardhë dhe të gjithë vunë re dy dedikime të veçanta me lule në arkivolin e tij.

Dy kuaj të bardhë e sollën arkivolin përpara kishës ku e takuan prindërit e Liamit, Geoff dhe Karen.

Foto: Reuters

Në arkivol u vunë re dy kompozime me lule dhe menjëherë u arrit të konkludohej se përkushtimet e kujt ishin.

Fjala “Babi” u përfshi në renditjen e trëndafilave të bardhë, përballë kishës dhe u vendos në emrin e djalit të vetëm të Liamit.

Foto: Reuters

Një tjetër dedikim, i përbërë nga trëndafila të kuq dhe i vendosur nga prindërit e Liamit, lexonte “Son” (bir).

Kujtojmë se varrimi i Liam Payne u mbajt sot në Katedralen e St. Paul në vendlindjen e tij Wolverhampton.

Foto: Reuters

Lamtumira e fundit ishte e mbyllur për publikun dhe u mblodhën vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt. Ish-shokët e grupit të “One Direction” të Liam Payne ishin mes të pranishmëve në funeralin e tij sot në Mbretërinë e Bashkuar.

Share With:
Translate »
34 Views