Deklarata e Deas për fëmijët jetim, Nita Latifi shpreh “rezerva” për faljen e saj: Ka gënjyer!
Video ku Dea Mishel tallej me jetimët, u rikthye edhe një herë në vëmendje. Nita Latifi ka qenë e ftuar ditën e sotme në një nga rubrikat te “E Diell”, ku ka treguar shumë të pathëna.
Ajo u pyet rreth deklaratës së saj të fundit në lidhje me Dea Mishel, ku është shprehur se ajo e meritonte më pak finalen dhe se brenda në shtëpi ka thënë diçka të pavërtetë. Nita tha se nuk i ka pëlqyer sesi Dea kërkoi faljen për videon, madje e akuzon se ka gënjyer.
“Video-ja që ka qarkulluar më herët e Deas nuk më ka pëlqyer si e ka thënë brenda në shtëpi, si e ka shprehur dhe ka kërkuar falje se brenda ka thënë që ka qenë një keqkuptim ndërsa jashtë ishte diçka tjetër dhe dhe storyn e saj që ka treguar brenda e pash që ishte më ndryshe jashtë”