Deklarata e fortë e blogeres shqiptare për nënën që e braktisi të vogël: Dua ta fal kudo që është

Ajo është rritur me gjyshen dhe babain. Një gjyshe fantastike siç janë ato shqiptare. Egreis Gjergjani, blogere që jeton në SHBA dhe ka hapur disa linja veshjesh, e martuar me nje amerikan, Jeremy, dhe me tre fëmijë në ditëlindjen e 34-rt të cilën po e feston në Las Vegas ka postuar papritur një mesazh.

Ajo shkruan:

Nuk jam perfekte. Dhe kurrë nuk do jem. 

Por zemra ime ka të drejtë dhe do kështu do jetë gjithmonë.

Shpresoj që ata që kam takuar qoftë edhe për një sekondë, të kenë marrë asgjë tjetër përveç dashurisë prej meje.

Ne mund të mos jemi këtu nesër, por unë jam në paqe duke ditur që ata që i kam mirëpritur në jetën time, e dinë sa i kam dashur me çdo grimë nga unë.

Viti im i 34-rt ka të bëjë me paqen; duke lënë dhimbjen, dhe duke falur. Sado e vështirë të jetë.

Mamit tim kudo që të jetë, unë të fal!

Deklarata e fortë e blogeres shqiptare për nënën që e

Është hera e parë që ajo përmend nënën e saj dhe thotë që e fal. Vazhdimisht kur është pyetur Egreis e ka shmangur dhe duket sikur ky ishte një kapitull i kyçur nga ato që nuk hapen, por krejt papritur ka marrë një vendim.

Nuk dihet asgjë për nënën e saj dhe kjo e fundit nuk është shfaqur kurrë.

Deklarata e blogeres shqiptare meriton një mbështetje të madhe. Bravoo Egreis. Do fuqi ajo që sapo bëre ti!

Deklarata e fortë e blogeres shqiptare për nënën që e

Share With:
Translate »
1980 Views