Del kënga e shumëpritur, ja si duket Loredana shtatzënë në klip

Është publikuar videoklipi i çiftit, Loredana – Mozzik.

Dyshja sollën ‘Bonnie and Clyde’, projekti i parë i tyre në bashkëpunim, të realizuar nga Miksu dhe Macloud.

Në klip, vërhet qartë shtatzënia e Loredanës. Barku në rritje duket në disa skena.

Çifti asnjëherë s’e konfirmoi që po bëhen prindër, por tani gjithçka është e ditur.

Kjo është kënga e dytë e Loredanës. Ajo hyri në muzikë muaj më parë me një këngë të quajtur ‘Sonnenbrille’ në gjuhën gjermane.

Loredana dhe Mozzik janë në lidhje tash e disa vite madje edhe bashkëjetojnë në Zvicër, atje ku është rritur artistja.

Më poshtë mund ta shihni klipin.

Share With:
Translate »
887 Views